Kryediplomatja belge komenton takimet në Kosovë: Kërkova de-përshkallëzim e ripërtrirje të angazhimit në dialog

E publikuar: 25/11/2023 12:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefja e diplomacisë belge, Hadja Lahbib, ka shkruar në profilin e saj në platformën “X” për takimet që ka pasur në Kosovë me kryediplomaten Donika Gërvalla, presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Lahbib tha përgjatë takimeve në Kosovë, por edhe në Serbi, ka bërë thirrje për de-përshkaëllëzim dhe për ripërtrirjen e angazhimit në procesin e dialogut në mes të dy shteteve, që drejtohet nga Bashkimi Evropian.

“Ngjashëm me përpjekjet e mia në Serbi, unë avokova për de-përshkallëzimin dhe një angazhim të ripërtërirë ndaj Dialogut Beograd-Prishtinë të udhëhequr nga BE.”