Kryediplomati i ri i Spanjës: Nuk do ta doja situatën e kosovës për vendin tim

E publikuar: 11/06/2018 10:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i sapoardhur i Punëve të Jashtme në Spanjë, Josep Borrell ka thënë se përfaqësuesit e njerëzve në rajonin e Katalonjës, të cilët duan shkëputjen nga Spanja, duhet ta kuptojnë se Kosova nuk është rast i njëjtë me Katalonjën.

Kryediplomati spanjoll, i cili u emërua në pozitë javën e kaluar me ardhjen e Partisë Socialiste në krye të qeverisë, ka deklaruar se situata aktuale në Katalonjë mund të çojë në luftë civile, dhe se Qeveria e Spanjës do të bisedojë me katalanasit për të ulur tensionet.

“Ne jemi në prag të një konfrontimi civil [Në Katalonjë, v.j]. Unë jam aktualisht duke e lexuar librin e [Quim] Torra-s, i cili thotë se Katalonja është koloni dhe është pushtuar nga Spanja që nga viti 1714. Ai thotë se ‘katalanasit duhet ta përdorin kartën e Kosovës, që ta bëjë Katalonjën të ngjashme me Kosovën dhe ta detyrojnë bashkësinë ndërkombëtare të veprojë”, tha Borrell, në një intervistë për televizionin La Sexta.

View image on Twitter

View image on Twitter

 

“Nëse dikush dëshiron ta bëjë në Katalonjë një situatë të ngjashme me Kosovën, ata nuk e dinë se çfarë ka ndodhur në Kosovë. Unë nuk do ta doja një gjë të tillë për vendin tim”, ka thënë kryediplomati spanjoll, raporton Insajderi

Emërimi i Borrell si ministër i jashtëm i Qeverisë së kryeministrit të ri Pedro Sanchez nuk ka kaluar pa kritika në Katalonjë.

Një nga kritikat kryesore erdhi nga ish-presidenti i Katalonjës, Carles Puigdemont. Nga Gjermania, ku po pret që të vendoset për ekstradimin e tij për veprën e dyshuar “të rebelimit”, Puigdemont tha se Borrell është një profil që ka ngjallur urrejtje kundër katalanasve. /Insajderi.com