KRU “Radoniqi” së shpejti me 2055 konsumatorë të rinj

E publikuar: 02/10/2017 11:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Po ndërtohet një sistem i përbashkët për furnizim me ujë të pijshëm për 28 fshatra të Komunës së Gjakovës.

Donatori kryesor është CDI Zvicerane.

Vlera e Projektit është 500,240.00 Euro. Do të furnizohen me ujë 10.251 banorë apo 2055 Konsumatorë.

Sipas planit dinamik projekti duhet të përfundohet për 220 ditë pune.

Projekti ka filluar në muajin Prill dhe sipas dinamikës së punimeve pritet të përfundon shtrirja e rrjetit sekondar në Dhjetor 2017.

KRU “Radoniqi” ka rol në komisionin mbikëqyrës të punimeve ku vazhdimisht i monitoron punimet që realizohen dhe jep sugjerimet e veta nga ana e ekspertëve të kompanisë.

Deri më tani janë realizuar punimet në 80 % të fshatrave:

Është kryer rrjeta shpërndarëse sekondare në fshatrat: Babaj Bokës, Popoc, Shishman, Ponoshec, Duzhnje, Guskë, Dallashaj, Devë, Nivokaz, Berjah, Dobrosh, Pacaj, Rracaj, Sheremet, Nec, Korenicë, Rrypaj, Ramoc, Madanaj, Smolicë.

Gjithashtu është kryer edhe gypi lidhës Ø 125mm me gjatësi 2.5km në mes fshatrave Smolicë dhe Nec.

Kanë filluar punimet në fshatin Duzhnje, Devë, Vogovë dhe vazhdojnë punimet në drejtim të fshatit Zhub.