Ujësjellësi Rajonal Prishtina ka vazhduar me aksion për identifikimin e kyçjeve ilegale.
Përmes Facebook KRU Prishtina ka njoftuar se ka shkyçur konsumatorë të cilët kishin kyçje ilegale në sistem në Lipjan, Veternik dhe fshatin Llukar të Prishtinës, transmeton KosovaPress.
KRU Prishtina ka ftuar qytetarët të bashkëpunojnë dhe të raportojnë çdo rast të dyshuar të lidhjeve ilegale.
Ujësjellësi Rajonal Prishtina ka paralajmëruar se inspektimet do të vazhdojnë.



















