Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar konsumatorët e zonës Bregu i Diellit se do të fillojë instalimi i ujëmatësve digjitalë, si dhe inspektime në terren, në kuadër të përmirësimit të menaxhimit të konsumit të ujit dhe shërbimeve ndaj konsumatorëve.
Në njoftim është bërë e ditur edhe se, punimet do të nisin të premten, më 19.12.2025, dhe do të vazhdojnë deri në përfundimin e plotë të procesit.
Njoftimi:
NJOFTIM PUBLIK – ZONË PILOT PËR UJËMATËS SMART
♦️KRU “Prishtina” njofton konsumatorët e zonës Bregu i Diellit se do të fillojë instalimi i ujëmatësve digjitalë (smart meters), si dhe inspektime në terren, në kuadër të përmirësimit të menaxhimit të konsumit të ujit dhe shërbimeve ndaj konsumatorëve.
Punimet do të nisin të premten, më 19.12.2025, dhe do të vazhdojnë deri në përfundimin e plotë të procesit.
Me këtë rast, i lusim konsumatorët që të mundësojnë qasje për ekipet tona teknike, pasi bashkëpunimi juaj është thelbësor për realizimin me sukses të këtij projekti pilot.
Përfitimet për konsumatorët nga ujëmatësit digjitalë janë:
Matje më e saktë dhe në kohë reale e konsumit të ujit
Faturim më i drejtë dhe transparent
Identifikim i hershëm i rrjedhjeve dhe humbjeve
Përmirësim i cilësisë së shërbimit të furnizimit me ujë
Ky projekt pilot është një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të sistemit të furnizimit me ujë dhe reduktimit të humbjeve, në interes të drejtpërdrejtë të konsumatorëve tanë.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!



















