Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” përmes një njoftimi kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë me shkyçje nga sistemi i furnizimit me ujë të pijshëm për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit, ata të cilët kanë borxhe ndaj shërbimeve të ujësjellësit.
Përmes postimit ata kanë treguar edhe disa hapa për të evituar shkyçjen nga shërbimet e ujit, përcjell Klankosova.tv.
Hapat që KRU bën thirrje të ndiqen janë:
– Paguaj faturën e ujit!
– Vizito njërën nga pikat e arkëtimit ose paguaj ONLINE, pa provizion!
– Tash mund të shkarkoni aplikacionin e-KRUP në IOS dhe Android!
– Aplikacioni e-KRUP në vete ngërthen mënyrën më të lehtë për të bërë pagesa për ujin e shpenzuar, njëherësh kursen edhe kohën tuaj!
Sektori i amvisërisë: Paguaj 10% të borxhit total dhe pjesën e mbetur riprogamoje prej 12-36 muaj.
Sektori i bizneseve: Paguaj 20% të borxhit total dhe pjesën e mbetur riprogramoje prej 12-24 muaj.