KRU ” Prishtina ” angazhon praktikantë me pagesë

E publikuar: 22/10/2021 14:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka lidhur marrëveshje me UNICEF-in për angazhimin e praktikantëve me pagesë. Numri i tyre nuk është bërë i ditur në njoftimin e kompanisë, por thuhej se me këtë mundësi personat e përzgjedhur do të shohin dhe të përballen me praktikë në lëmin e tyre adekuate.

“Në vazhdimësi të iniciativave të menaxhmentit të KRU ” Prishtina ” sh.a. është edhe ofrimi i mundësive për rininë tonë në sektorin e ujit, respektivisht në shërbimet e ujësjellësit dhe kanailizimit, sipas marrëveshjes me UNICEF për angazhimin e praktikantëve me pagesë.”

Sipas UD Kryeshefit Ekzekutiv Sokol Xhafa , kjo nuk do të jetë mundësia e vetme sepse e njëjta gjë është bërë parparakisht edhe me Universitetet e Republikës së Kosovës, si Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.

“Përfaqësuesit e UNICEF falënderuan z. Xhafa për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhe mundësitë e ofruara për rininë e Republikës së Kosovës.”