
Hasan Krasniqi, kryeshef i “KRU Gjakova” është larguar përkohësisht nga puna me një vendim të marrë të shtunën më 22 mars, pak ditë pasi u arrestua për dallavere me një tender të Ndërmarrjes.
Në arsyetimin e vendimit thuhet se në mbledhjen e jashtëzakonshme të Bordit të Drejtorëve është vendosur që Hasan Krasniqi të largohet përkohësisht nga puna për shkak të masës së paraburgimit nga Gjykata.
“Bordi Drejtorëve i KRU” Gjakova”‘Sh.A.-Gjakovë, në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur me date 22.03.2025, shgyrtoi Aktvendimin e Gjykatës Themelore Prishtinë – Departamenti Special, lidhur me gështjen e Kryeshefit Ekzekutiv z.Hasan Krasniqi. Në bazë të këtij Aktvendimi dhe konform nenit 73, paragrafi 1 pika 1.2 të Ligjit të Punës të Republikës sẽ Kosovës, u vendos largimi i përkohëshëm nga puna i z. Hasan Krasnigi, për shkak të caktimit të masës së paraburgimit nga Organet kompetente tê drejtësisë të Republikën së Kosovës”, thuhet në arsyetimin e vendimit të “KRU Gjakova”.
Krasniqi dyshohet për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Të martën e 18 marsit, u krye bastisje në shtëpinë e kryeshefit të “KRU Gjakova” Hasan Krasniqi, i cili edhe u arrestua po atë ditë.
Prokuroria Speciale njoftoi se atij i ishin sekuestruar një laptop, telefon, dy kontrata që ndërlidhen me rastin, si dhe 22 mijë euro.
Krasniqi ishte ndaluar për 48 orë, për t’iu caktuar masa e paraburgimit nga Gjykata Themelore në Prishtinë.