Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka konfirmuar se dje është gjetur pa shenja jete një 19 vjeçar në Stubicë të Pejës.
“Me datën 01 maj 2020, Policia është informuar se në Stubicë (afër Pikës Kufitare Kullë) – Pejë, është një persona pa shenja jete. Menjëherë njësitet relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të bërë këqyrjen e vendit ku ka ndodhur rasti”, thuhet në komunikatë.
Policia shton se ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima B.T. i lindur 2001 m/k/sh, është pa shenja jete.
“Hetuesit Rajonal DRP-Pejë në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke zhvilluar hetime intensive për të mësuar rrethanat se si ka ardhur deri te rasti i cili është cilësuar si ‘hetim i vdekjes’”, thuhet në komunikatë.
Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i viktimës dërgohet në IML – Prishtinë për obduksion.