Krokodilin gjigant që ra në pishinë, e largoi një profesionist që merret me reptilë (Video)

E publikuar: 13/04/2019 16:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mike Evans nga Florida e Shteteve të Bashkuara, ka kërkuar ndihëm e një profesionisti që merret me kafshë të egra, për ta larguar një krokodil gjigant, që mbeti në pishinën e shtëpisë së tij.

Besohet se gjallesa që ka lëvizur në atë zonë gjatë natës, ra në ujë dhe e kishte të pamundur të largohej, transmeton Telegrafi.

“Dola t’i lëshoja qentë, kur pash diçka që lëvizte në pishinë, e dija që nuk është një befasie e mire” ka thënë Evans.

Njohësi i reptilëve, shfrytëzoi pajisjen speciale, që ta largonte krokodilin dhe të shmangte ndonjë sulm të mundshëm. /Telegrafi/