Mike Evans nga Florida e Shteteve të Bashkuara, ka kërkuar ndihëm e një profesionisti që merret me kafshë të egra, për ta larguar një krokodil gjigant, që mbeti në pishinën e shtëpisë së tij.
Besohet se gjallesa që ka lëvizur në atë zonë gjatë natës, ra në ujë dhe e kishte të pamundur të largohej, transmeton Telegrafi.
“Dola t’i lëshoja qentë, kur pash diçka që lëvizte në pishinë, e dija që nuk është një befasie e mire” ka thënë Evans.
Njohësi i reptilëve, shfrytëzoi pajisjen speciale, që ta largonte krokodilin dhe të shmangte ndonjë sulm të mundshëm. /Telegrafi/