Muhhamad Iwan nga Java e Indonezisë, e mban në shtëpi një krokodil të gjatë 2.5 metra, e lanë dhe luan me të sikur të jetë kafshë shtëpiake.
Reptili, i quajtur Kojek, i ha nga dy kilogramë peshq në ditë, ndërsa vizitohet nga banorët e zonës, që i shkojnë pranë për të bërë fotografi, transmeton Telegrafi.
Pronari e kishte blerë atë shumë lirë gjatë vitit 1997, pasi peshkatari që e kishte zënë donte ta hidhte.
Pas dy dekadash, krokodili peshon 200 kilogramë, pasi ushqehet mirë dhe gëzon kujdes maksimal nga pronari i tij.
Video e postuar më poshtë, tregon atë teksa rri në pellgun e improvizuar, shumë pranë njerëzve, të cilët nuk i ka sulmuar ndonjëherë. /Telegrafi/