Kroatët zbulojnë se kur anëtarësohet Serbia në BE dhe kushtet që i ka për Kosovën

E publikuar: 05/12/2017 17:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Serbia së shpejti pritet ta marrë dokumentin nga Bashkimi Evropian, i cili do të udhëzojë për kushtet e mbetura dhe plotësimin e tyre para vitit 2025 kur pritet anëtarësimi i Serbisë në BE.

Dokumenti i publikuar nga media kroate Jutarnji List, liston hapat tregues për përfundimin e anëtarësimit të Malit të Zi dhe Serbisë në BE deri në vitin 2025. Sipas tyre, deri në fund të 2019, Serbia dhe Mali i Zi duhet të jenë të përqendruar në përmbushjen e kritereve të tranzicionit në fushën e sundimit të ligjit si dhe zgjidhjen e damarkimit të kufirit mes tyre, shkruan Jutarnji list, transmeton Indeksonline.

Serbia në rrugën e saj integruese ka pas deri në 50 kritere dhe sapo të konfirmohet përmbushja e tyre, BE do të përcaktojë kriteret për mbylljen e këtij kapitulli. Përveç kësaj, deri në fund të këtij viti, Serbia duhet të përmbushë edhe një pikë referimi në Kapitullin e 35 të cilat formalisht është quajtur “çështje të tjera”, që përmban një kërkesë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Kosovën si dhe fillimin e njohjes së statusit të saj.

Viti 2023 është referuar si vit në të cilin Mali i Zi dhe Serbia duhet të kenë për të përfunduar bisedimet e anëtarësimit, dhe më pas Bosnja e Hercegovina parashihet t’i hap këto bisedime.