Kroatët festojnë Ditën e Pavarësisë – Aty valon edhe Flamuri kuq e zi (Foto)

E publikuar: 05/08/2015 17:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kroacia feston 20 vjetorin e Pavarësisë. Gjatë manifestimit kryesor në Zagreb është valëvitur flamuri kombëtar shqiptar. Bashkë me flamurin shqiptar defiloi Brigada Shqiptare, e cila pati rol të rëndësishëm gjatë luftës për lirinë e Kroacisë.

Për lirinë e Kroacisë luftuan afro 2000 shqiptarë, në mesin e tyre edhe heronjtë e Kombit Fehmi e Xhevë Lladrovci, Bekim Berisha- Abeja, Xhelal Hajda- Toni, Esat Çollaku e shumë të tjerë, të cilët erdhën luftuan edhe në Kosovë.

Po ashtu, kontribut në luftën për çlirimin e Kroacisë dha edhe gjenerali Rrahim Ademi.