Në Kroaci sot mbahen zgjedhjet presidenciale, ku qytetarët kanë në fletëvotime emrat e tetë kandidatëve, njëri prej të cilëve do të zgjidhet president i ri i këtij vendi për pesë vitet e ardhshme.
Qendrat e votimit janë hapur në të gjithë Kroacinë në orën 7 të mëngjesit dhe votimi do të jetë i mundur edhe në Bosnje dhe Hercegovinë, në shtatë vende të ndryshme.
Qytetarët kroatë kanë një zgjedhje prej tetë kandidatëve të ndryshëm, përkatësisht: Zoran Milanoviq (SDP), Dragan Primorac (HDZ), Ivana Kekin (Mundemi!), Marija Selak-Raspudiq (e pavarur), Tomislav Jonjiq (i pavarur), Miro Bul (Shumica), Niko Tokiq Kartelo (i pavarur) dhe Branka Lozo (DOMiNO).
Qendrat e votimit mbyllen në orën 19:00, ndërsa rezultatet e para jozyrtare do të shpallen në orën 20:00. Disa vlerësime thonë se deri në orën 22 mund të dihet nëse do të ketë një raund të dytë.
Sipas rregullave zgjedhore në Kroaci, nëse njëri nga tetë kandidatët nuk fiton më shumë se 50 për qind të votave në raundin e parë, dy kandidatët me më shumë vota shkojnë në raundin e dytë të votimit.
Presidenti aktual është Zoran Milanovic, dhe nëse do të fitonte, ky do të ishte mandati i tij i dytë dhe po ashtu i fundit pesëvjeçar.