Kroacia përpiqet të ulë importimin nga Serbia

E publikuar: 01/08/2017 13:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kroacia ka ndërmarrë hapa tatimorë për të penguar importimin e madh nga Serbia, transmeton Koha.net.

Sipas gazetës “Politika”, Kroacia ka vendosur që prodhimet që importohen nga Serbia të tatimoren me nga 22 për qind.

Me këtë masë, në Zagreb mendohet të reduktohet importi me Serbinë.

Vjet Kroacia nga Serbia ka importuar mallra me vlerë 116 milionë euro, ndërsa ka eksportuar mallra me vlerë 79 milionë euro.

Kosova nga Serbia brenda vitit importon mallra me vlerë 400 milionë euro.