Kroacia nuk e do Nikoliqin në Zagreb pa i përmbushur pesë kushte Serbia (Foto)

E publikuar: 03/02/2016 22:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazeta e Beogradit “Blic” njofton se Serbia duhet të zgjidhë të paktën njërën nga çështjet e hapura, siç janë të pagjeturit dhe çështja e kthimit të pasurisë, nëse kryetari serb Tomislav Nikoliq dëshiron ta vizitojë Kroacinë.

Kështu i është thënë kësaj gazete nga kabineti i kryetares kroate Kolinda Grabar Kitaroviq, transmeton Koha.net .

“Kushtet e kryetares së Kroacisë për t’u takuar me kryetarin e Serbisë janë zgjidhja e çështjes së të zhdukurve në luftë, kthimi i pasurisë, thesarit kulturor dhe lëndëve arkivore si dhe zgjidhja e problemit të kufirit në Danub”, – janë përgjigjur në kabinetin e kryetares kroate në pyetjen se kur do të mbahet takimi i saj me kryetarin serb.