“Kroacia ka bërë agresion ekonomik kundër Serbisë”

E publikuar: 24/09/2015 18:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kroacia ka bërë agresion ekonomik kundër Serbisë. Kështu ka vlerësuar sot kryeministri i Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vuçiqi.

Ai ka rekomanduar që Beogradi nga përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian (BE) Federika Mogerini pret që edhe më zëshëm të thotë se kufijtë duhet të hapen.

Bllokimet reciproke i bëjnë dëm edhe Serbisë edhe Kroacisë por fitohet përshtypja se politikanët e të dy shteteve po e shfrytëzojnë situatën që të mbledhin pika politike, kurse dëmin përsëri do ta paguajnë qytetarët dhe ekonomia, ka deklaruar sot kryetari i PD, Bojan Pajtiqi dhe i ka bërë ftesë që menjëherë të ulen e të bisedojnë.

Derisaë lufta me fjalë e cila ka shpërthyer midis Zagrebit dhe Beogradit për shkak të fluksit të madh të refugjatëve përmes kufirit të Kroacisë i ka sjellë marrëdhëniet e ty shteteve në nivelin më të ulët të mudnshëm nga koha e qeverisjes së Slobodan Milosheviqit, kanë vlerësuar mediat botërore.