Kroacia akuzon 11 persona për trafikim të kosovarëve

E publikuar: 22/05/2015 23:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyra e kroate e anti-korrupsionit USKOK të premten ka ngritur akuzë ndaj tetë shtetasve kroatë, duke përfshirë dy oficerëve të policisë, dhe tre qytetarëve të Serbisë, me pretendimin se kanë organizuar trafikim të paligjshëm të 66 qytetarëve nga Kosova, nëpërmjet Serbisë, Kroacisë dhe Sllovenisë, për në vendet tjera të Bashkimit Evropian.

Sipas medieve kroate, të akuzuarit dyshohet se kanë kontrabanduar migrantë nga Kosova duke marrë prej tyre 3 mijë e 500 euro për person, transmeton lajmi.net.

Ndërsa dy policët kroat dyshohen se kanë marrë nga 200 euro ryshfet për person.

Akuza thekson se të pandehurit duke kontrabanduar të paktën 66 qytetarë të Kosovës kanë fituar rreth 230 mijë euro, para të cilat janë ndarë nga anëtarët e organizatës kriminale.

Ata ngarkohen me akuzat për krim të organizuar, trafikim me qeniet njerëzore, marrje të ryshfetit dhe shkelje të detyrës zyrtare. /lajmi.net/