Krizës së Arsenalit i shtohen edhe lëndimet e lojtarëve

E publikuar: 14/12/2019 15:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Foto: Getty Images

Arsenali ka pasur krizë të rezultateve në këtë sezon, e në derbin ndaj Cityt do të jetë pa disa lojtarë mjaft të rëndësishëm.

Përmes faqes zyrtare, Arsenali ka konfirmuar se në sfidën ndaj Cityt do të jetë pa Granit Xhakën, Hector Bellerinin, Dani Ceballos, Rob Holding, Nicolas Pepe dhe Kieran Tierney, transmeton Koha.net.

Arsenali bën të ditur se Xhaka do të mungojë për shkak të tronditjes.

“Tronditje, Xhaka pësoi goditje në kokë me top në sfidën ndaj West Ham Unitedit. Do të humbë ndeshjen ndaj Cityt dhe do të menaxhohet sipas protokolleve të tronditjes”, thuhet në njoftimin e Arsenalit.