Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës e Kulturës, Rrahman Jashari gjatë një konference për shtyp ka kërkuar që të sqarohet çështja e ligjit mbi skemat pensionale dhe në vitin 2016 të mos vazhdojë kjo praktikë.
Sipas tij, mësimdhënsve duhet t`iu njihet përvoja e punës e viteve 1990-1999.
Ndërkaq, sa i përket paralajmërimeve për grevë ai nuk ka dhënë ndonjë datë se kur mund të ndodh ajo pasiqë siç tha ai “gjendja e krijuar në parlament ka ndikuar që të mos marrin ndonjë vendim lidhur me këtë çështje”, njofton Klan Kosova.
Jashari ndër të tjera ka deklaruar gjithashtu se është mjaft shqetësues fakti që disa mësimdhënës në komuna të ndryshme të Kosovës nuk janë pajisur me kontrata të punës që nga fillimi i vitit të ri shkollor ndërsa pagat i kanë marrë.
I pari i SBASHK-ut i ka inkurajuar të gjithë mësimdhënësit të mos heshtin dhe kurdo që iu shkelen të drejtat të reagojnë.
Kreu i sindikalistëve të arsimit ka bërë me dije se në vitin 2017 do të nis cikli i ri i licencimit të mësimdhënësve ne po i përgatisim mësimdhënësit në këtë drejtim.
Nga ana e tij, Ymer Ymeri nga SBASHK-u duke folur për ligjin i pensioneve ka theksuar se ky ligj po zvarritet dhe akoma ka ngecur në Ministrinë e Financave.