Kriza politike në vend, ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në takim Kurtit

E publikuar: 12/05/2025 13:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadorët e  e pesë vendeve të QUINT-it: SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Gjermani dhe Franca sot i kanë shkuar në zyrë kryeministrit të Kosovës në detyrë, Albin Kurti. 

Siç merret vesh temë e këtij takimi pritet të jetë edhe kriza institucionale në Kosovë e krijuar pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Po ashtu në takim pritet të diskutohet edhe për zhvillime të tjera të aktualitetit në vend dhe gjendja e siguresë në veri të vendit.

Ndonëse, kanë kaluar më shumë se tre muaj nga zgjedhjet e 9 shkurtit dhe gati një muaj nga fillimi i seancës konstituive, Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituuar.

Të dielën dështoi edhe tentativa e 14-të për formimin e këtij institucioni.