Kriza politike në Kosovë, ambasadori gjerman Rohde në selinë e PDK-së takon Memli Krasniqin

E publikuar: 08/07/2025 17:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i PDK-së, Memli Kransiqi, ka takuar sot në selinë e partisë, ambasadorin gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde. Kransiqi ka treguar se me Rohde kanë biseduar për krizën politike në vend.

Kreu i PDK-së ka njoftuar se në takim ka treguar qëndrimin e partisë së tij, që të ecet tutje sipas aktvendimit të Kushtetueses.

“Diskutuam për zhvillimet më të fundit politike, qëndrimet e PDK-së dhe rrugën e domosdoshme përpara për tejkalimin e bllokadës politike, në përputhje me aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese”, ka shkruar Krasniqi.