Kriza energjetike, rritet vjedhja e drunjve në Zvicër

E publikuar: 21/09/2022 15:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kërcënimi i krizës energjetike po i shtyn njerëzit të vjedhin dru në Zvicër, si burim kryesor për ngrohje.

Kërcënimi i krizës energjetike po i shtyn njerëzit në akte ekstreme: druri është aq i kërkuar, saqë vjedhja e këtij burimi potencial ngrohjeje po rritet në Zvicër, njofton albinfo.ch.

Prodhuesit e drurit raportojnë se po vidhen kuti me dru zjarri të stokuara në objektet e tyre.

“Për momentin, një në katër kuti merret pa u paguar”, sipas prodhuesit të lëndës drusore, Samuel Bischofberger.

Dhe Thomas Studer, drejtor i një operacioni pyjor në kantonin Solothurn, tha se “furnizimet e drurit po shkrihen si bora në diell”.