Qeveria e Kosovës ka marrë vendim sot për të kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani dhënien e autorizimit për nënshkrimin e marrëveshjes për një kredi, raporton Gazeta Express.
Këtë lajm e dha sot në konferencë për media kryeministri Albin Kurti, i cili tha se kriza energjetike është bërë e papërballueshme.
“Nga mbledhja me korrespodencë e Qeverisë së Republikës së Kosovës, posa e miratuam vendimin për të kërkuar nga presidentja e Republikës së Kosovës për dhënien e autorizimit për nënshkrimin e marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, KOSTT-it pra dhe KFW-së për projektin e zhvillimit të sektorit të energjisë, përmirësimi i rrjetit të transmetimit”, deklaroi Kurti.
Kurti paraprakisht ka njoftuar se Qeveria do ta ndajë shumën e nevojshme për mbulimin e importit të energjisë elektrike, çmimet e së cilës në bursë janë rritur jashtë normales.