Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se do të ndajnë 75 milionë euro për t’i ndihmuar Kosovën në menaxhimin e krizës energjetike.
Ajo, në një konferencë për media, ka deklaruar se Rusia me anë të luftës në Ukrainë është duke shkaktuar vështirësi në energjinë e Evropës.
“Ju sigurojmë se Bashkimi Evropian asnjëherë nuk do të dorëzohet karshi këtij shantazhi, jemi këtu së bashku sepse jemi një bashkim energjetik, jemi krah për krah me ju, reagimi ynë është unitet dhe solidaritet”.
“Do ta trajtojmë këtë krizë, për ju është me rëndësi të keni qasje në blerje të gazit, mirëpo duhet t’iu bashkoheni edhe përpjekjeve për blerje të gazit, do të përfitoni edhe diskutimet dhe përfitimet ligjore që i keni në Bashkimin Evropian në lidhje me tavanin për çmimet e gazit”,njofton Klankosova.tv
“Por edhe për diskutimet për ndikimin që çmimet e karburanteve e kanë edhe në çmimet e elektricitetit, po përpiqemi që çmimet të mos i lejojmë të shkojnë shumë lartë sepse jemi një union energjetik, edhe ju do të përfitoni nga kjo”.
“Tani për tani mund të keni nevojë për mbështetje të menjëhershme financiare, ne do të ju japim një grant prej 75 milionë eurove për të mbështetur menjëherë bizneset dhe ekonomitë familjare të cenueshme, do t’i finalizojmë të gjitha procedurat deri në fund të vitit në mënyrë që ta merrni financimin që nga janari”,ka thënë Von der Leyen.