Kriza e energjisë, Mustafa: Qeveria tha “zoti ua bëftë qarën”

E publikuar: 10/08/2022 21:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka thënë se për krizën energjetike në Kosovës, qeveria tha “Zoti ua bëftë qarën”.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka shtuar se, në vend që qeveria të ofrojë zgjidhje për dimrin në mungesë të energjisë elektrike, qeveria i ka rrudhur krahët duke ua lënë fajin qytetarëve, shkruan lajmi.net.

Tutje deputeti i LDK-së ka shtuar se qeveria i ka braktisur qytetarët prandaj këta të fundit nuk kanë pse i drejtojnë sytë kah qeveria.

““Zoti ua bëftë qaren” tha Qeveria sot dhe i rrudhi krahët. Në vend që të ofrojë zgjidhje për dimrin e ftohtë e të errët që po na afron, në mungesë të energjisë elektrike dhe me çmime marramendëse të lëndëve djegëse për ngrohje, Qeveria sot i paska rrudhur krahët duke ua lënë fajin qytetarëve “duhet ta kurseni rrymën”. Pra, qytetarët këtë dimër të egër s’kanë çka i drejtojnë sytë kah Qeveria, ajo me sot i ka lënë të braktisur”, ka thënë Mustafa.