Tajlanda i është bashkuar Japonisë si ndër vendet e para që licencojnë aktivitetin e bursave me kriptomonedhat.
Vendi i Azisë Juglindore licencoi katër bursa: Bx, Bitkub, Coins dhe Satang Pro.
Një tjetër bursë e quajtur Coin Asset është në proces licencimi.
Dy të tjera dështuan të fitonin një licencë dhe do të mbyllen brenda muajit. Konsumatorët kanë afat deri më 14 Janar të largojnë kriptomonedhat prej tyre.
Kompanitë u refuzuan sepse nuk kishte infrastrukturën e duhur e IT dhe as nuk plotësonin kriteret bazike të procedurës KYC – Know Your Customer.
Licencimi i bursave është parë si një hap i rëndësishëm jo vetëm për legjitimimin e aktivitetit me kriptomonedhat por edhe si shembull për ato vende që duan të ndjekin një praktikë të ngjashme.
Gjithashtu do të ndihmonte Tajlandën të shndërrohej në një qendër të blockchain në Azi.
Aktualisht në Azinë Juglindore është Singapori destinacionin kryesor i industrisë. /PCWorld Albanian