Krimi ndërkufitarë, temë e takimit mes McDonald dhe kreut të doganave

E publikuar: 14/09/2017 11:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dogana e Kosovës ka pritur dje pasdite zt. Simon McDonald si dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë zt. Ruairí O’Connell. Zt. Simon McDonald takoj drejtori e Përgjithshëm zt. Bahri Berishën dhe shprehu kënaqësinë e tij që ka qenë zyrtari publik i parë i emëruar me përkrahjen e Ambasadës Britanike përmes projektit të përkrahejs teknike në rekrutimin e zyrtarëve publik duke u bazuar në proces transparent dhe meritokrat, shkruan infosot.

Gjatë takimit zt. Berisha e informoj me të arriturat e doganës gjatë viteve të fundit si dhe njëkohësisht shprehu konsideratën e lartë për Mbretërinë e bashkuar dhe në veçanti për Doganat britanike të cilat kanë bërë shumë në zhvillimin e Doganës së Kosovës gjatë periudhës së pas-luftës.
Gjithashtu në takim u diskutuan edhe çështje e tjera me interesi ku fokusi u vendos në fuqizimin e ligjit, luftimin e korrupsionit dhe krimit ndërkufitar.
Gjatë vizitës zt. McDonald vizitoj qendrën komerciale të Doganës së Kosovës ku pa nga afër punë e oficerëve doganor në zbatimin e kontrolleve kufitare.
Në përfundim të takimit zt. McDonald ftoj zt. Berishën që të marr pjesë si panelist në samitin e radhës që mbahet në Ëilton Park ku tema është diskursi I sigurisë në shtetet Ballkanike