
Personat që shihni në këtë foto janë Hekuran dhe Asim Gjoni.
Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Tiranë, ku një 37-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e plagëve me thikë që ka marrë nga babai i tij.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50, tek Kodra e Priftit, në rrugën “Ilia Shyti” ku në banesë, Hekuran Gjoni, rreth 74 vjeç ka goditur me thikë të birin, Asim Gjoni, 37 vjeç.
Si pasojë e plagëve të marra, ky i fundit ka ndërruar jetë në spital.
Tch ka mësuar se gjatë konfliktit, autori dhe viktima dyshohet se kanë qenë të dehur, ndërsa kanë pasur një konflikt verbal fillimisht. Ngjarja ka ndodhur në sy të familjarëve të tjerë, teksa 37-vjeçari, baba i dy fëmijë, është transportuar në spital pas plagosjes.
Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen, shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e autorit në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

















