Krim i organizuar, rrëmbim e armëmbajtje pa leje, Prokuroria Speciale me aksion në Pejë

E publikuar: 22/12/2025 12:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një aksion i udhëhequr nga Prokuroria Speciale është duke u zhvilluar në Pejë.

Prokuroria Speciale njofton se bëhet fjalë për krim të organizuar, rrëmbim dhe armëmbajtje pa leje.

Njoftimi i Prokurorisë Speciale:

Një operacion policor, i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, është duke u zhvilluar në Pejë.

Operacioni po realizohet në bazë të urdhrit për kontroll, nën dyshimet për kryerjen e veprave penale:– krim i organizuar,– rrëmbim dhe armëmbajtje pa leje.

Për detaje të tjera që mund të bëhen publike, do të ketë njoftim pas përfundimit të operacionit policor.