Krijuesi i vetëshpallur i Bitcoin përballet me një padi 10 miliardë dollarëshe

E publikuar: 01/03/2018 00:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Craig Wright, Australiani i vetëshpallur si themeluesi i bitcoin, është paditur në gjykatë ku i kërkohen 10 miliardë dollarë nga familja e ish partnerit të tij në biznes.

Padia, e raportuar nga Motherboard, thotë se Wright kishte gërmuar monedha kriptografike së bashku me Dave Kleiman, një programues i cili vdiq në 2013-ën

Thuhet se Wright kishte orkestruar një skemë për të marrë nën kontroll bitcoin-ët e Kleiman. Avokati i këtij të fundit, vëllai i tij Ira, pranon se numri i bitcoinëve për të cilët bëhet fjalë ngelet një mister por ai beson se është mes 300,000 deri në 1.1 milion.

Padia e bërë në Florida dy javë më parë, thotë se atë vit kur Kleiman vdiq, familja e tij nuk kishte dijeni për përfshirjen e tij në krijimin e bitcoin.

Padia thotë se nuk dihet nëse bitcoin është krijuar nga Craig, Dave, nga të dy apo asnjëri. Megjithatë është e pamohueshme që Craig dhe David kanë qenë të përfshirë në bitcoin që nga krijimi i tij dhe të dy kanë akumuluar pasuri të madhe nga 2009 deri në 2013-ën.

Deri në 2015-ën Craig Wright ishte një figurë e panjohur, madje edhe brenda komunitetit të bitcoin. Por atë vit ai u hetua nga autoritetet fiskale Australiane për përfshirjen në bitcoin duke shkaktuar polemika se ai mund të ishte Satoshi Nakamato, krijuesi i përfolur i bitcoin.

Në 2016-ën ai doli publikisht duke thënë se është Nakamoto. Por ekspertët kanë vënë në dyshim provat që ai ka paraqitur. Ai premtoi ta provonte më tutje identitetin e tij si Satoshi Nakamoto por u tërhoq. Që atëherë ngeli një figurë qendrore për komunitetin e bitcoin. /PCWorld Albanian