Me 24 vjet, ai ka një nga aplikacionet më të vlefshme në botë, të vlerësuar 15 miliardë dollarë. Bëhet fjalë për një aplikacion të popullarizuar për ndarjen e fotove „Snapchat“.
Evan Spiegel u rrit në një familje të pasur në Los Angelos. Ai ka studiuar në „Stanford“ , por ka braktisur provimet për të marrë diplomën për shkak përkushtimit ndaj Snapchat.
Siç thonë bashkëpunëtorët e tij, ai është angazhua për të bërë diçka interesante.
Kohët e fundit, gjigandi kinez botëror i internetit „Alibaba“ ka investuar 200 milionë dollarë në zbatim e këtij projekti, megjithatë vlera e aplikacionit vazhdon të rritet dhe pritet të jetë rreth 19 miliard dollarë.
Spiegel jeton në shtëpinë që kap vlerën 3.3 milion dollarë.
“Unë jam vetëm një i ri, djalë i shkolluar. Unë me të vërtetë kam pasur fat “, ka komentuar ai suksesin e tij, duke thënë se shpesh jeta nuk është e drejtë.