Forcat ushtarake ruse, kanë përdorur bombën atomike që të hapin në Chagan të Kazakistanit një rezervuar uji.
Por, ajo që mendohej se do të ishte efikase për furnizim të zonës me ujë, u bë një hapësirë e ndaluar shkaku i nivelit të lartë të radioaktivitetit, transmeton Telegrafi.
“Liqeni Atomik” është quajtur kjo pjesë në të cilin u hap gropashkaku i detonimit bombës prej 140 kilotonëve.
Projekti i vitit 1965 është konsideruar si një punë gjigante e Bashkimit Sovjetik, nën pretekstin se kujdeset për banorët e saj. Mirëpo, më vonë është dashur që lumit – i cili e furnizonte me ujë – t’i ndryshohet rrjedha që liqeni të thahet, shkaku i rrezikshmërisë .
Videoja e postuar më poshtë, tregon momentin e detonimit dhe arkitektët e saj që notonin aty. /Telegrafi/