Futura Medical thotë se produkti i ri me emrin Eroxon , e bën efektin brenda 5 minutave, edhe pse zgjat vetëm për gjysmë ore.
Shkencëtarët mendojnë se kjo do të lejojë që të dashuruarit të jenë më spontanë.
Firma farmaceutike tha se produkti i ri është testuar nga 230 burra dhe 44% e tyre i kanë ndjerë efektet brenda pesë minutave nga aplikimi ndërsa 70% e tyre brenda 10 minutave.
Ndërsa Viagra merret në formë pilule, kremi është projektuar për të funksionuar vetëm në zonën ku aplikohet.
Në ndryshim nga kremi i ri, Viagra, që zgjeron enët e gjakut në të gjithë trupin për të siguruar rrjedhjen e gjakut në organin gjenital mashkullor, zgjat rreth katër orë.
Nëse miratohet, Futura Medical shpreson që kremi të jetë në dispozicion në Evropë deri në vitin 2021.