Rrjeti social Tumblr është një “dosje” e madhe e dëshmive të femrave rreth jetës së tyre seksuale. Disa njerëz shpesh nuk ndihen rehat të flasin për marrëdhëniet e tyre, përjetimin e orgazmës apo gjëra të tilla të ngjashme.
Por krijuesi i blogut u ka krijuar atyre mundësinë që të flasin pa komplekse në Tumblr. Dhe rezultatet janë impresionuese! Janë mbledhur rreth 72 histori të shkruara nga femrat mbi jetën e tyre seksuale.
Sa hyn në këtë rrjet social, në prezantimin e faqes shkruhet: “Orgazma tek femrat ndonjëherë është shumë e vështirë për t’u arritur ose edhe për të folur rreth saj, por në fakt shkon përtej këtij fakti”.
Ishin vetë një grup femrash që kishin kërkuar krijimin e një hapësire online për të treguar kënaqësitë e tyre seksuale.
Kështu që krijuesi i blogut nuk ngurroi t’ua plotësonte dëshirën, deri sa ndërtuan këndin e femrave. Sigurisht që historitë që tregohen janë anonime, ku shpesh shkëmbehen edhe mendime.