Jun V Lao është fotografi amator, që ka shkrepur imazhet e krijesave misterioze që jetojnë në ujerat e thella në Junao Bay të Filipineve.
Gjallesat që sapo kanë ardhur në jetë, për shkak të trupit transparent dhe shndritëse, janë cilësuar sikur të kenë paraqitje jashtëtokësore, transmeton Telegrafi.
Derisa ishin ende në fazat e para të zhvillimit, ngjyrat e tyre ishin shumë të zbehta dhe të rralla, teksa dallonte shumë prej paraardhësve të rritur, që kanë lëkur të krijuar si duhet.
“Nuk sheh çdo ditë, jashtëtokësorë që jetojnë në tokë. Janë gjallesa prej një milimetër deri në dy centimetra, që mund t’i shohësh në këtë formë vetëm në mesin e natës” ka thënë Lao.
Imazhet janë realizuar duke përdorur një dritë të fuqishme, jo më larg se pesë metra prej thellësisë së tabanit të detit. Kuadrot ideale, janë realizohen kur nuk kishte rryma të ujërave. /Telegrafi/