Lajmet

Kreu i Ushqimit në Kosovë: “Bahçja” jote mbetet më e shëndetshme për konsumim

16.05.2016 09:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kreu i Ushqimit në Kosovë: “Bahçja” jote mbetet më e shëndetshme për konsumim

Shpeshherë është vënë në pikëpyetje cilësia e ushqimit që konsumojmë në tryezat tona. E gjithë kjo nga importi i madh që po rritet dita ditës dhe mungesës së prodhimit vendor. Në markete disa herë qytetarët kanë gjetur ushqime të prishura, me skadim të afatit të prodhimit, dhe shumë herë është thënë që disa ushqime të importuara janë edhe të rrezikshme për konsum.
Këtë e hedh poshtë kreu i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë, z. Valdet Gjinovci, i cili në intervistën për portalin tesheshi.com ka thënë se të gjitha produktet të cilat kontrollohen dhe certifikohen nga AUV, janë produkte të sigurta dhe lejohet të përdoren për konsum nga ana e qytetarëve të vendit.

Dhe kjo sipas Gjinovcit vlen dhe për produktet që vijnë nga Serbia.

Gjinovci, një ndër prioritetet e AUV-it mbetet mbrojtja e shëndetit të njerëzve. Çfarë masash AUV-i ndërmerr në këtë drejtim?

E para ajo çka duhet të përmendet është se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, si autoritet kompetent për kontrollin e sigurisë së ushqimit në nivel vendi, ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme sa i përket mbrojtjes së shëndetit publik përmes kontrollit të produkteve ushqimore, qoftë atyre të cilat prodhohen nga ana e prodhuesve vendor, qoftë edhe produkteve ushqimore të cilat importohen. Kështu që në kuadër të kësaj, lirisht mund të them se të gjitha ato që i nënshtrohen një kontrolli të rreptë, duke filluar që nga origjina e tyre përfshirë edhe kontrollin e dokumentacionit. Shpeshherë për rastet e dyshimta merren lloje të ndryshme të mostrave për analiza laboratorike për të vërtetuar saktësinë apo për të vërtetuar sigurinë e këtyre produkteve ushqimore, të cilat sillen për furnizim tek konsumatorët tanë. Por, ajo çka është e rëndësishme, neve si autoritet me kohë gjithherë mundohemi dhe me kohë ndërmarrim veprime të cilat duhet respektuar karshi ligjit të ushqimit me të vetmin qëllim mbrojtjen e shëndetit publik dhe ofrimin e produkteve të sigurta për konsumatorët dhe qytetarët e vendit pa dallim etnie.

Në marketet tona janë të pranishme produkte ushqimore të importuara nga shumë vende të botës. Sa janë të sigurta dhe sa kontrollohen ushqimet që i konsumojmë në tryezat tona?

Të gjitha produktet ushqimore të cilat gjenden në tregun tonë, e përmenda më herët qoftë ato të cilat importohen dhe ato që prodhohen nga prodhuesit vendor, ato të cilat janë të çertifikuara për të cilat konsideroj dhe lirisht mund të them se janë produkte të sigurta, janë produkte të cilat ofrojnë standarde të sigurisë së prodhimeve të tyre. Prandaj, në kuadër të kësaj lejohet që ato të përdoren për konsum nga ana e qytetarëve të vendit.

Nuk është vetëm masa e kontrollit e cila realizohet nga ana jonë, nëkëtë rast nga AUV-i, që duhet respektuar, në këto raste ne japim garanci sa i përket këtyre produkteve. Mirëpo, janë edhe vetë operatorët e biznesit apo edhe pikat e shitjes ato të cilat duhet ta respektojnë mirë trajtimin e këtyre produkteve ashtu siç duhet dhe ashtu siç kërkohet, për arsye se në disa raste ndoshta përshkak të problemeve teknike, të cilat manifestohen tek operatorët e biznesit një farë forme mund ta komprometojnë vetë produktin. Edhe unë besoj që operatorët e biznesit dhe pikat e shitjes nuk janë të interesuar që në mënyrë tëvetëdijshme tëkomprometojnë produktet ushqimore të cilat u ofrohen konsumatorëve, qoftë të atyre të cilat importohen e në veçanti produktet ushqimore të cilat prodhohen nga ana e prodhuesve vendor. Kështu që ky është një zinxhir i cili duhet respektuar në këtë rast agjencia e kryen kontrollin dhe certifikon ato sa i përket sigurisë së tyre, mirëpo, janë edhe operatorë të biznesit n‘ketë rast edhe vetë pikat tregtare apo pikat e shitjes ato të cilat duhet të mirë trajtohen produktin apo të respektohen edhe kriteret të cilat vetë produkti i kërkon për mirë trajtim apo edhe për ruajtjes të tyre brenda kushteve adekuate që duhet plotësuar.

Në tregun e Kosovës janë shfaqur dyshime për produktet që importohen nga Serbia apo edhe nga vende të tjera. A kontrollohen këto produkte?

Sa i përket dyshimit të cilësisë së produkteve, të cilat importohen nga Serbia qoftë nga vendet e tjera të rajonit, gjithherë ne si autoritet ndërmarrim veprime të kontrollit e në veçanti kur kemi raste të dyshimta. Ajo që është e rëndësishme të përmendi se Agjencia e Ushqimit ka një bashkëpunim të mirë me komisionin Evropian dhe në raste të dyshimta apo në raste p.sh kur kemi të bëjmë me produkte të cilat nuk i plotësojnëkriteret e sigurisë se përdorimit të tyre, njoftohemi përmes sistemit të alertit apo sistemit të informimit nga ana e KE-së, për artikuj të caktuar, p.sh që ky artikull nuk lejohet të përdoret për arsye të prezencës së materieve të padëshiruara apo për shkak të rrezikut që ka ky produkt. Në veçanti në këto raste ndërmerren veprime konkrete. Në kuadër të kësaj respektohen edhe masat e kontrollit apo masat e monitorimit, bazuar edhe në analizat e riskut apo në analizën e rrezikut që shpeshherë ndërmerren veprime konkrete në marrjen e mostrave dhe dërgimit të tyre për analiza laboratorike që vërtetojnë sigurinë e këtyre produkteve apo edhe për prezencën e materieve të padëshiruara në këto produkte e fatmirësisht nuk kemi raste të dyshimta. Po ashtu, ndërmarrim veprime konkrete në parandalimin dhe futjen e produkteve të dyshimta në vendin tonë. Kështu që lirisht mund të them të gjitha ato produkte të cilat kontrollohen dhe certifikohen nga AUV-i, janë produkte të cilat plotësojnë kriteret e sigurisë dhe janë të sigurta për përdorim.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve