Kreu 20 operacione, për ta arritu këtë pamje (FOTO)

E publikuar: 05/11/2015 10:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Modelja nga Venezuela, Aleira Avendano, e cila njihet për format e saja trupore, ka thënë së fundi se femrat duhet të ndjekin hapat e saj nëse duan vërtetë të jenë të lumtura me trupin e tyre.

Aleira ka mbajtur për 7 vite radhazi një korse për të arritur belin ideal prej 50 centimetrash, ndërsa i është nënshtruar më shumë se 20 ndërhyrjeve kirurgjikale, duke përfshirë edhe 4 ndërhyrje për zmadhimin e gjoksit.

Tashmë 26-vjeçarja mburret me format e saj, ndërsa ka pranuar për “Daily Mail” se do të kryej sërish ndërhyrje kirurgjikale dhe këtë gjë ja rekomandon edhe femrave të tjerë.

Po a ja vlen vërtetë që femrat të kryejnë gjithë këto ndërhyrje e të mbajnë për një kohë kaq të gjatë një korse, për të cilën modelja është paralajmëruar nga mjekët se mund të ketë pasoja?