Drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje, në krye me kryetarin Visar Imerin, Shpend Ahmetin dhe liderin e kësaj lëvizjeje Albin Kurtin, po marrin pjesë në konferencën e Partive Social Demokrate të Europës, në Bruksel. Ahmeti ka postuar në Facebook, një fotografi nga ky udhëtim, ku bashkë me Ahmetin dhe Imerin shihen të qeshur.
VV njihet për qëndrime radikale prandaj edhe mbetet një subjekt mjaftë i izoluar në raport me ndërkombëtarët.
Ja çfarë shkruan Ahmeti.
Sot fillon konferenca e Aleances Progresive, aleances së partive Social Demokratike të Evropës ku merr pjesë edhe Levizja Vetëvendosje.
Para konferencës, delegacioni ynë pati takim me Dirk Van Der Maelen nga Partia Socialiste Ndryshe e Belgjikes. Z. Van Der Maelen është edhe kryetar i komisionit për punë të jashtme në Parlamentin Belg.
Me Partine Socialiste Ndryshe diskutuam për Bashkëpunimin ndërpartiak, shkëmbime të ideve dhe bashkëpunimin në avancimin e çështjeve të Kosoves në parlamentin belg si dhe ne Keshillin e Evropes ku z. Van der Maelen njihet si përkrahes i anëtarësimit të Kosoves. U diskutua edhe mbi bashkëpunimin Prishtinë Gent si një ndër qytetet më të mëdha belge që qeveriset nga forcat socialdemokrate Belge.
















