Këngëtarja nga Shqipëria, Baby G kësaj radhe ka treguar se është krenare me vendin e saj.
Ajo ka postuar një fotografi në Instagram e cila ka të veshur një maicë me simbolin e shqiptarëve, shqiponjën dykrenare.
Baby G edhe pse ka kohë që jetën e saj po e zhvillon në Amerikë ajo asnjëherë nuk ngurron t’i tregoj të tjerëve se nga është.
“Mos u nal”, është projekti i fundit i publikuar nga ajo kurse Gordana është duke punuar në projekte të reja që do t’i sjell në vazhdim.
Pas rrahjes me shoqen e saj të ngushtë, Bleta Gashi, ajo nuk po komentohet edhe aq në mediat shqiptare.