Këmbët vitale janë gjithmonë tërheqëse tek femrat, pa marrë parasysh se a janë të veshura apo çfarë bëjnë. Ne ju prezantojmë disa dama të Hollivudit, të cilat lënë në hije të gjitha kur bëhet fjalë për këmbët e gjata dhe vitale. Zoe Saldana është bërë e famshme për rolet në disa nga hitet më të mëdha të Hollivudit. Por, përveç talentit, ajo dallohet edhe për pamjen tërheqëse.
Disa mendojnë se këmbët e saj të gjata dhe joshëse, nuk janë nga kjo planetë. Në të vërtetë, shumica e meshkujve mendojnë se ajo ka ndër këmbët më të bukura në botën e të famshmëve. Reese Witherspoon është njëra nga aktoret më të bukura të Hollivudit. Është dalluar në shumë role filmike, duke fituar edhe Oskar-in.
Ndërsa kur flitet për këmbët seksi, padyshim se ajo është një kandidate e denjë. Aktorja e re kanadeze Nina Dobrev, njihet për rolin e saj në serinë “Vampire Diary’s”. Mirëpo, kur ajo shkel në qilimin e kuq, vështirë është që meshkujt të përqendrohet në diçka tjetër përveç këmbëve të saj të gjata dhe vitale. Gwyneth Paltrow Hollivudin e ka pushtuar me talent, por edhe me shtatin e saj. Në trupin e saj, çdo fustan duket i përkryer, pasi ajo ka këmbë shumë të gjata dhe vitale.
Taylor Swift është njëra nga këngëtaret më të suksesshme në botë, ndërsa njihet edhe për stilin e veshjes nga vitet 1930-ta. Ajo nuk përton të vesh fustane apo pantallona të shkurtër, pasi e adhuron të nxjerr në pah këmbët e saj të gjata dhe seksi. Angelina Jolie është njëra nga aktoret më të popullarizuara, por edhe si femra më tërheqëse në botë. Kudo që paraqitet, ajo të magjeps me sytë e kaltër, buzët e plota dhe natyrisht me këmbët e gjata vitale dhe shumë joshëse. /Zëri/