Rusia nuk ka përdorur reklamimin në Facebook për të influencuar zgjedhjet presidenciale Amerikane tha zëdhënës i Kremlinit Dimitry Peskov ditën e Premte.
Ligjvënësit Amerikanë kanë kërkuar nga Komisioni Federal i Zgjedhjeve më shumë transparencë për reklamimin në median sociale pas lajmeve se entitete Ruse kanë organizuar reklama me karakter politik gjatë dhe pas zgjedhjeve të 2016-ës.
“Ne nuk dimë sesi të reklamojmë në Facebook. Nuk e kemi bërë kurrë, dhe qeveria Ruse nuk është përfshirë kurrë në të tilla fushata,” shprehej Peskov në një konferencë për shtypin.
Facebook tha se kishte zbuluar një fushatë e cila promovonte mesazhet përçarëse politike dhe sociale financuar nga Rusia në rrjetin e saj social dy javë më parë.
Kompania tha se ishin shpenzuar të paktën 100,000 dollar në afro 3,000 reklama në një periudhë prej 2 vitesh deri në fund të muajin Maj të këtij viti.
Reklamat nuk mbështesnin ndonjë figure politike në veçanti, por reklamonin tematika rreth emigracionit dhe të drejtave racore. /PCWorld Albanian