Fati e deshi që ai t’i përngjajë Barack Obamës, presidentit të shtetit më të fuqishëm në botë, Kinezi Xiao Jiguo këtë ngjashmëri nuk e ka lënë pa e materializuar. Ai tash fiton nga 1.500 euro sa herë e imiton në publik Obamën.
Në Kinë, për çmimin e duhur, ju mund ta keni liderin botëror Barack Obama në shërbimin tuaj, vetëm se mos prisni të kuptoni gjithçka që thotë ai, njofton Klan Kosova.
Xiao Jiguo ka shfrytëzuar ngjashmërinë enorme me presidentin amerikan, duke e shndërruar në profesion imitimin që ai arrin t’ia bëjë Obamas.
Jiguo angazhohet nga produksione filmike, kompani të ndryshme, por edhe nga njerëz privatë. 29 vjeçari tha se ai ishte krahasuar për herë të parë me Obamën në vitin 2008, gjatë zgjedhjeve në Amerikë.
“Një ditë i preva flokët, sepse bënte shumë nxehtë, dhe njëri nga kolegët e mi, i cili e kishte përcjellë Obaman më tha ‘po dukesh si Obama’”, tregon Xiao për NBC News, përcjellë Klan Kosova.
“Atëherë unë as që e dija kush ishte Obama”.
“Pastaj të gjithë kolegët filluan të më quanin Obama”.
Fatkeqësisht ngjashmëria në pamje, nuk përcillet edhe në të folur.
“Unë nuk flas anglisht mirë, prandaj tentoj ta flas një anglishte false”, tregon Xiao. “Tingëllon anglisht për ata që nuk e njohin gjuhën, por s’është anglisht… madje as unë nuk e di çfarë them”.
Xiao fiton 1.500 euro për çdo paraqitje të tij si Obama.
“Po ta takoj një ditë Obaman do ta falënderoja shumë”, thotë kinezi, “mendoj se ka njëfarë lidhje midis nesh, pasi që kemi pamje të njëjtë, por edhe ditëlindjen i kemi shumë afër”.
klankosova.tv
- Fjalë kryesore:
- Barack Obama, Xiao Jiguo




















