Krasniqi: “Xhevahiri” i Mustafës po përdor paqen për të mashtruar deputetët

E publikuar: 06/10/2016 13:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi ka thënë se Këshilltari i Kryeministrit, Faton Abdullahu duke përdorur paqen kërkon të porosisë deputetët që të votojnë pro demarkacionit që sipas Krasniqit do të ishte humbje e territorit për Kosovën. Ai paralajmëron se Kosova mund të humbasë tokë edhe kur të bëhet projektligji i demarkacioni me Serbinë.

“Porosia është për deputetët, për qytetarët e Kosovës, e veçmas për rugovasit që te heqin dorë nga toka e Kosovës, nga pasuria publike e prona private, nga kullosa e uji, nga toka e nëntoka jonë e pasur, se ne dhe vetëm ne duhet të mendojmë për  “shtrirjen e paqes në rajon”.” shkruan Krasniqi.

Sa më gjatë që këta njerëz do të qëndrojnë në pushtet, rreziqe e humbje të reja do t’i ndodhin këtij kombi!

Ndërsa gjatë ditës së sotme Zëdhënësi i Kryeministrit, Faton Abdullahu, ka shprehur se votimi i Demarkacionit do të thotë paqe në rajon dhe Kosovë. Sipas tij, mosvotimi i Demarkacionit është pengesë për sigurinë euro-atlantike në rajon.

Ja shkrimi i Krasniqit

Cila është porosia e këtij “Xhevahiri” politik?
Porosia është për deputetët, për qytetarët e Kosovës, e veçmas për rugovasit që te heqin dorë nga toka e Kosovës, nga pasuria publike e prona private, nga kullosa e uji, nga toka e nëntoka jonë e pasur, se ne dhe vetëm ne duhet të mendojmë për  “shtrirjen e paqes në rajon”.

Por, gjerat nuk përfundojnë këtu. Këto ditë, Serbia përmes Listës Serbe do të kërkoj: hisen e saj në Trepçë. Po këta njerëz do të thonë: Ta ndajmë Trepçën me Serbinë, se duhet ta “zgjerojmë sigurinë në rajon”?! Pasi të përfundon kjo. Beogradi do të kërkoj krijimin e Bashkësinë e Komunave serbe (lexo – Republikën Serbe).

Të njëjtit do të thonë: “ Ky refuzim është gjithashtu pengesë në rrugëtimin tonë drejt integrimeve evropiane, drejtë liberalizimit të vizave, por edhe proceseve të tjera të ndërlidhura”.

Për këto që u than tanimë po dihen, por çka do të thonë kjo kastë politike, kur duhet të vije Demarkacioni me Serbinë? Frikësohem se, sipas kësaj logjike, logjikes së në shqiptarët duhet të sakrifikojmë për të ruajtur paqen globale, nuk do të ketë nevojë për të bërë Demarkacionin me Serbinë?!

Sa më gjatë që këta njerëz do të qëndrojnë në pushtet, rreziqe e humbje të reja do t’i ndodhin këtij kombi! Kjo nuk është logjikë e shtetndërtimit e as e bërjes funksional shtetin.