Krasniqi: Vetëvendosje tentoi ta shkel rregulloren, kërkoi seancat të mbahen një herë në javë, jo çdo dy ditë

E publikuar: 17/05/2025 11:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, pas dështimit të seancës ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar ta shkelë rregulloren e Kuvendit.

Ai tha se VV ka kërkuar që seancat të mbahen një herë në javë, e jo çdo dy ditë, shkruan Reporteri.net.

“Kërkesa e VV-së ishte me u mbajt seanca një herë në javë, ne i thamë se nuk mund ta shkelim rregulloren, duhet të mbahen seancat siç e sheh rregullorja”, tha Krasniqi.

Krasniqi tha se Vetëvendosje duhet ta ndërrojë kandidatin për kryetare të Kuvendit.

“Duket që për Kurtin është më e rëndësishme Albulena Haxhiu se qytetarët që kanë votuar më 9 shkurt”, tha ai.