Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi as nuk mohoi e as pohoi se do të votojë kryetarin e NISMA-s, Fatmir Limaj për kryetar të Kuvendit të Kosovës.
Krasniqi tha se PDK-ja ka bërë të ditur se i takon partisë së parë me propozua dikë nga deputetët e saj, por që sipas tij, dikë që s’ka qenë ministër
“PDK-ja nja 50 herë ka folur për këtë punë. I takon partisë së parë me propozua dikë nga deputetët e vet që nuk ka qenë ministër, ndoshta bëjnë zgjidhje”, tha Krasniqi. / A. Shala/
Sot, dështoi sërish tentimi i 49-të për konstitumin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës. Dështimi ndodhi, pasi që ashtu si herët e kaluara, me mosarritjen e formimit të Komisionit për votim të fshehtë. Vetëm 50 deputetë votuan pro këtij Komisioni.
Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari theksoi se vazhdimi i seancës së radhës mbahet të hënën në orën 11:00.
“50 deputetë kanë votuar për, kundër nuk ka, abstenim nuk ka. Për sot ndërpritet seanca., vazhdon më 21 korrik në orën 11:00”, tha ai.
Vazhdimet e deritanishme të seancës për konstituimin e legjislaturës së re kanë dështuar pasi koalicioni Lëvizja Vetëvendosje, Guxo dhe Alternativa nuk kanë votat e mjaftueshme për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit.

















