Anëtari i Kryesisë së Partisë Socialdemokrate (PSD), Frashër Krasniqi tha se veteranët e UÇK-së nuk janë duke kërkuar luks, por një pagesë për një jetesë bazike.
Krasniqi në T7 tha se Qeveria e Kosovës dëshiron t’i lë veteranët nën kushtet bazike për jetesë, pra sipas tij, nën pagën minimale.
“Kur është bo ligji në fillim, vet lidhja e pagesës për veteranët me pagë minimale e ka pas një synim, jo lidhja në kuptimin që qaq sa është paga minimale por mos me shku nën pagën minimale. Vet koncepti i pagës minimale, është një pagë që vlerësohet, që nën të, nuk plotësohen kushtet elementare të një njeriu që i merr ato të ardhura, pra ideja ka qenë prej fillimit që ti mundesh me ja rrit varësisht prej mundësisë së buxhetit të veteranëve sa dush, por jo me i lon nën pagën minimale sepse kjo konsiderohet që është e pamjaftueshme për një jetesë deri dikun bazike, sepse nuk është jetesë e dinjitetshme, por bazike.
Qeveria po don me i lon këta nën kushtet bazike, nën pagën minimale. Veteranët nuk janë duke lp luks, por një pagesë që u mundëson një jetë bazike”, tha Krasniqi.
Kujtojmë se dje veteranët protestuan për mospërfshirjen e tyre në rritjen e pagës minimale.