Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, vlerëson se në vend ka rezerva shtetërore veç për tri ditë.
Krasniqi, si ish-ministër i Bujqësisë, thotë se i di mirë rezervat shtetërore dhe për këtë nuk qëndron se Kosova ka rezerva shtetërore për tre muaj, njofton Klankosova.tv.
“Grurë kemi vetëm edhe për dy muaj, në mars dhe prill. S’dinë çka me të kallzu kurrkush se çka do të bëhet nëse kemi krizë në maj e qershor. Se ka rezerva shtetërore për tre muaj është e pamundur, pasi as Bullgaria nuk ka për tre muaj rezerva”.
Krasniqi theksoi se edhe sikur të kishte rezerva nuk do të kishte vend për t’i ruajtur ato.
“Nuk ka shanse të kemi dhjetëra-mijëra tonë, pasi s’kemi as ku me i ruajt ato rezerva sikur t’i kishim”, tha Krasniqi.
Krasniqi, mes tjerash, vlerëson se sipërfaqja e mbjellë me grurë gjatë vitit të kaluar e që do të korret këtë vit është ndër sipërfaqet më të vogla që është mbjellë në 15 vjetët e fundit.