Krasniqi uron Begajn: Një Shqipëri me institucione të kompletuara i kontribuon stabilitetit në rajon

E publikuar: 04/06/2022 20:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka uruar Bajram Begajn për detyrën e re si President i Republikës së Shqipërisë.

Krasniqi në një postim në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se një Shqipëri me institucione të kompletuara i shërben zhvillimit në rajon.

“Parlamenti i Shqipërisë ka zgjedhur sot President të ri të vendit, zotëri Bajram Begaj. Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, i uroj detyrën e re presidentit Begaj dhe shumë suksese në punë. Një Shqipëri me institucione të kompletuara dhe e fuqishme, i kontribuon stabilitetit dhe zhvillimit në rajon. Urime Shqipëri!”, ka shkruar ai.